Sfidë vendimtare?

Futboll

Sfidë vendimtare?

Më: 8 maj 2022 Në ora: 15:46
Elvis Plori

Vllaznia do të presë Kukësin në “Loro Boriçi” ditën e nesërme, një takim shumë i vështirë për të dyja skuadrat që nis prej orës 19:45.

Një duel direkt për Europën mes verilindorëve dhe shkodranëve, teksa në konferencën për mediat foli edhe trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori që analizojë këtë ndeshje, ndërsa u ankuan edhe për gjyqtarët duke thënë se kanë ndikuar në rezultatet e Vllaznisë.

 “Duke parë situatën dhe mundësinë ne dhe Kukësi, mendoj se do të jetë një sfidë interesante pasi pretendojmë Europën.

Duke parë ngjeshjen e skuadrave për Europë është shumë interesante e do të jetë një ndeshje e bukur për të gjithë, por shpresojmë që të fitojmë.

Duhet të fitojmë nesër, e kemi vlerësuar Kukësin, por kemi mundësi edhe ne. Duhet të jemi me këmbë në tokë, por duhet të shtojmë entuziazmin për të shënuar. Është vendimtare si ndeshje sepse është një ndeshje direkte”, tha Plori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat