Balaj shpërthen në Turqi

Futboll

Balaj shpërthen në Turqi

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:22
Balaj shpërthen në Turqi

Boluspor ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme për të qëndruar në ligën e dytë turke, pasi mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Bursaspor.

Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.

Shkodrani i shënoi të dy golat e Boluspor, me goditje me kokë. Tek i pari ishte Odise Roshi ai që asistoi.

Balaj kështu shkon në kuotën e tre golave me skuadrën turke, që iu bashkua në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat