​Në pritje te mbledhjes së nesërme, dalin detaje mbi formatin e ri të Ligës së Kampionëve

Futboll

​Në pritje te mbledhjes së nesërme, dalin detaje mbi formatin e ri të Ligës së Kampionëve

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Ndryshimet në Ligën e Kampionëve pritet të marrin formë së shpejti. Në pritje të vendimeve zyrtare, nga faqet e gazetës “The Times” arrijnë disa të reja për vendimet e marra në funksion të Komitetit Ekzekutiv dhe Kongresit vjetor të UEFA-s.

Duke filluar nga viti 2024, formati i ri do të shkojë nga 32 në 36 ekipe dhe do të ketë tetë ndeshje në fazën e grupeve në vend të gjashtë sa janë tani. Dy nga katër vendet shtesë do t'u jepen vendeve që kanë arritur rezultatet më të mira në kupa në sezonin e paraprak.

Sipas asaj që rezulton nga kjo hipotezë, ideja është që të shpërblehen klubet me renditjen më të mirë historike të mbetur jashtë Ligës së Kampionëve.

Vendimet sipas këtij raporti u arritën përmes një kompromisi mes klubeve dhe me idenë për t'u larguar sa më shumë nga formati i Superligës së Evropës.

Sipas “Times”, dy nga katër skuadrat shtesë që do të marrin pjesë në formatin e ri të Championsit do të zgjidhen sipas një kriteri ekskluzivisht "meritokratik". Në mënyrë të detajuar, do të përdoret një formulë për të llogaritur se cili vend ka marrë rezultatet më të mira në kompeticionet evropiane, pikët totale pjesëtuar me numrin e ekipeve në garat evropiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat