Në “Old Trafford”, 70 mijë tifozë mbushin stadiumin për ekipin e të rinjve

Futboll

Në “Old Trafford”, 70 mijë tifozë mbushin stadiumin për ekipin e të rinjve

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:02
Në “Old Trafford”, 70 mijë tifozë mbushin stadiumin për ekipin e të rinjve

Tifozët anglezë janë të dashuruar me futbollin dhe këtë e tregojnë me stadiumet e mbushura çdo javë.

Mbështetja për klubin është e pakushtëzuar, duke qendruar pranë ekipit edhe në momentet më të vështira. Por në Angli tifozeria nuk mungon as për ekipet e moshave.

Skena të pabesueshme vijnë nga “Old Trafford”, i cili kishte prezent thuajse 70 mijë tifozë për finalen e FA Cup për të rinjtë që u zhvillua mes Manchester United-it dhe Nottingham Forestit.

Më saktësisht, 67’492 tifozë ishin në shkallët e “Teatrit të Ëndrrave”, ndër të cilët gjendeshin edhe personalitete të mëdha të klubit dhe futbollistë të ekipit A. Manchester United fitoi me rezultatin 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat