Një histori krejt ndryshe

Futboll

Një histori krejt ndryshe

Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:55
Një histori krejt ndryshe

Sulmuesi Tim Vairinen rezultoi një dëmthim i madh te Tirana në sezonin 2020-2021.

Sulmuesi finlandez u afrua me bujë te bardheblutë nga skuadra e HJK, por nuk arriti të linte kurrë gjurmë. 

Pas përfundimi të sezonit, 29-vjeçari shkëputi kontratën,  duke u rikthyer në Finlandë, ku iu bashkua skuadrës së KuPS.

Sulmuesi finlandez nuk realizoi në 15 ndeshjet që u aktivizua me bardheblutë, shumica si zëvendësues (13).

Një histori krejt ndryshe duket ajo me KuPS, ku Vairinen, në 20 ndeshje ka gjetur 14 herë rrugën e rrjetës.

Ishi i Tiranës, ishte protagonist edhe në duelin e ditës së sotme ndaj Hakës, ku në minutën e 28-të shënoi me finte, duke i dhuruar avantazhit skuadrës së tij, që arriti të triumfonte me rezultatin 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat