Gjesti i madh i Modriçit: Inkurajoi Bardhin dhe Levanten...

Futboll

Gjesti i madh i Modriçit: Inkurajoi Bardhin dhe Levanten...

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:58
Gjesti i madh i Modriçit: Inkurajoi Bardhin dhe Levanten...

Luka Modriç bëri një tjetër lojë të mrekullueshme në Primera, dhe më pas mahniti botën me një gjest të mrekullueshëm pas ndeshjes me Levanten.

Real Madrid mundi 6-0 Levanten në xhiron e 36-të të Primera në Santiago Bernabeu dhe Modric regjistroi tre asistime në 32 minuta. “Klubi mbretëror” e ka siguruar tashmë titullin në Spanjë, dhe me këtë disfatë Levante bie në ligën e dytë.

Pas ndeshjes, Modric mahniti kundërshtarët me mesazhin  e tij.

“Nuk është mirë të shohësh si një klub bie nga liga. Inkurajim i madh për Levanten dhe tifozët e saj”, thuhet në mesazhin e asit kroat.

Levante, ku luan Enis Bardhi, dy xhiro para mbylljes së sezonit ka humbur gjasat për të mbetur në Priemra,  kështu që sezonin e ardhshëm do të garojë në ligën e dytë të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat