KF 2 Korriku: Të emocionuar e shumë të lumtur me arritjen e Elton Krasniqit 

Futboll

KF 2 Korriku: Të emocionuar e shumë të lumtur me arritjen e Elton Krasniqit 

Më: 13 maj 2022 Në ora: 16:59
KF 2 Korriku: Të emocionuar e shumë të lumtur me arritjen e Elton Krasniqit 

Skuadra nga Prishtina, 2 Korriku, është çerdhe e talentëve të futbollit. Ky klub mburret që edhe një talent që doli nga mjedisi i tyre, sot po luan me sukses në Gjermani.

Është fjala për talentin Elton Krasniqi, i cili dje iu bashkua ekipit VfB Stuttgart U-19.

“Elton Krasniqi bëhet pjesë e skuadrës gjermane, VfB Stuttgart.

Elton Krasniqi, i lindur në vitin 2005, që në moshë shumë të re erdhi e u bashkua me "verdheblutë", ku edhe i mori hapat e parë si futbollist, për të vazhduar me suksese të njëpasnjëshme, duke mos lënë trofe pa fituar e mbi të gjitha duke lënë gjurmë në secilin sukses të arritur nga grupmosha e tij. 

Eltoni, që shihet si ndër më premtuesit e lojës së bukur të futbollit, gjatë këtyre ditëve ka bërë hapin gjigant në karrierën e tij, duke iu bashkuar gjigantit të futbollit gjerman, VfB Stuttgart.

Të emocionuar e shumë të lumtur me këtë arritje, për Eltonin mund të themi se jemi jashtëzakonisht krenarë me të dhe këto suksese që për të shpresojmë se janë vetëm pikënisje e një karriere të gjatë e të mbushur me suksese.

Në klubin "verdheblu", gjithsecili është shumë i lumtur për Eltonin, e për të ka vetëm fjalë urimi, fjalë që i riu nga Kosova i meriton si kurrë më parë”, shkruan në faqen e KF 2 Korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat