Mesatare e frikshme goli

Futboll

Mesatare e frikshme goli

Më: 18 maj 2022 Në ora: 11:03
Mesatare e frikshme goli

Një mesatare e frikshme finalizimi, një gol në dy ndeshje për sulmuesin Cyriel Dessers. “Karta” më e fortë e holandezëve, pritet të luajë një rol vendimtar në finalen e UEFA Conference League, në “Air Albania” ndaj Romës.

Dessers, i lindur në Belgjikë, por përfaqëson kombëtaren e Nigerisë është në formë huazimi në këtë sezon te Feyenoord nga belgët e Genk.

27-vjeçari ka “rilindur” në rikthimin e tij në Eredivisie, pas eksperiencave me Utrecht dhe Heracles.

Në këtë edicion me skuadrën nga Roterdami, sulmuesi ka realizuar 20 gola në 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me një mesatare një gol në dy ndeshje, ndërsa është golashënuesi më i mirë i këtij  kompeticioni, me 10 gola.

Një sfidë brenda sfidës, mund të konsiderohet dueli në distancë i Dessers dhe Abraham, pasi anglezi i Romës ka shënuar 9 gola në Conference League. Nigeriani jo vetëm ka një gol më shumë, por gjithashtu ka dhuruar edhe 2 asiste për shokët e skuadrës, ndryshe nga Abraham.

Dessers, dy sezone më parë fitoi edhe “Këpucën e Artë” në Holandë kur ishte pjesë e Heracles, por ky mund të quhet një sezon i kompletuar në aspektin personal.

Një javë përpara finales në Tiranë, 25 maj, Dessers pritet të marrë vëmendjen, me Feyenoord dhe Slot Arne që kanë kthyer sytë nga sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat