Roma ngjitet ndjeshëm, Shkëndija mban lart ngjyrat kuqezi

Futboll

Roma ngjitet ndjeshëm, Shkëndija mban lart ngjyrat kuqezi

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:30
Roma ngjitet ndjeshëm, Shkëndija mban lart ngjyrat kuqezi

UEFA ka publikuar renditjen e përditësuar për klube në Europë, e cila kryesohet nga Bayerni i Mynihut, që ndiqet nga Liverpool, me anglezët që kanë mundësi të marrin vendin e parë, nëse fitojnë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pas Liverpool, vijnë dy klube të tjera angleze si Manchester City e Chelsea, ndërsa më pas Reali i Madridit. Rënie me tre pozicione për Juventusin, që e sheh veten në vendin e 8, ndërsa Roma ngjitet ndjeshëm për shkak të triumfit në Conference League, duke shkuar në vendin e 11.

Nga vendi i 23-të deri në të 25-ën pozicionohen edhe klubet italiane të Interit, Atalantës e Napolit, ndërsa Milani kampion i freskët në Serinë A, renditet i 45-ti.

Sa u përket klubeve shqiptare, pozicionin më të mirë e mban Shkëndija, e 137-a, e ndjekur nga Laçi i 207-i. Vetëm vendi i 351-të për Tiranën kampione të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat