Odriozola pritet të rikthehet te Real Madridi

Futboll

Odriozola pritet të rikthehet te Real Madridi

Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:09
Odriozola

Mbrojtësi i djathtë, Alvaro Odriozola do të rikthehet te Real Madridi.

Në gusht të vitit 2021, Odriozola kaloi te Fiorentina nga ‘Mbretërit’ në formë huazimi.

Marrëveshja e tij me ekipin italian përfundon në qershor të këtij viti, andaj spanjolli do të rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’.

Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari, duke thënë se ka kaluar një kohë të mirë në Seria A, por është i gatshëm të luajë për Realin.

“Unë nuk do të qëndroj në Fiorentina. Koha ime atje ishte e mrekullueshme, por tani jam gati për Real Madridin.

Ky është qëllimi im: të jem pjesë e ekipit të Real Madrid sezonin e ardhshëm”, shtoi ai për ‘Onda Cero'.

Odriozola ka 27 paraqitje me ekipin italian ku ka shënuar një gol dhe dhuruar një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat