Mediat britanike: U përshëndet me shokët e skuadrës në Paris

Futboll

Mediat britanike: U përshëndet me shokët e skuadrës në Paris

Më: 29 maj 2022 Në ora: 16:30
Mediat britanike: U përshëndet me shokët e skuadrës në Paris

Liverpool po përgatitet për t’i thënë lamtumirë Sadio Manes, i cili ka kohë që e ka lajmëruar klubin e “The Reds” që do të largohet, dhe kjo gjë pritet të ndodhë që këtë verë.

Mediet britanike raportojnë se mbrëmjen e së shtunës, pas finales së Champions League, të cilën e humbën me rezultatin 0-1 ndaj Real Madridit, Mane është përshëndetur me shokët e skuadrës në Paris, në dhomat e zhveshjes në Stade de France.

“Dua të falenderoj tifozët dhe trajnerin për gjithçka. I uroj gjithë të mirat kësaj skuadre”-ishin fjalët, që raportohet se senegalezi tha në dhomat e zhveshjes.

Kontrata e 30-vjeçarit me “The Reds” përfundon në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar që të rinovojë me Liverpool dhe tashmë sulmuesi duket shumë afër kalimit te Bayern Munich, ku shihet si zëvendësues i denjë i Robert Lewandowskit, nëse polaku do të largohet këtë verë, pasi nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën, e cila mbaron më 30 qershor të 2023-shit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat