Kah po shkon Jonuzi?

Futboll

Kah po shkon Jonuzi?

Më: 31 maj 2022 Në ora: 11:31
Kah po shkon Jonuzi?

Tani kur ka përfunduar sezoni futbollistik, klubet kanë në dispozicion kohë të mjaftueshme për të angazhuar lojtarë që synojnë ti kenë në radhët e tyre në afatin kalimtar të verës.

Portieri i talentuar nga Shkupi, Nuhi Jonuzi është një prej lojtarëve të lirë.

Ai është ndarë me KF Vllaznia nga Pozharani, pas gjashtë muaj qëndrimi te skuadra kosovare, që garon në Ligën e parë.

Open-TV mëson nga burime të afërta me lojtarin se ai është në kërkim të disa klubeve dhe se ofertat për të kanë nisur menjëherë, megjithatë 20-vjecari është i gatshëm të dëgjojë edhe oferta të tjera për të vendosur se ku do të mbrojë në edicionin e ri.

Jonuzi është fëmijë i FC Shkupi, kurse gjatë karrierës së tij ka qenë “gardian” i portave të klubeve si Korabi i Dibrës dhe Veleshta nga Struga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat