Vendoset e ardhmja e Vedat Muriqit

Futboll

Vendoset e ardhmja e Vedat Muriqit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 14:48
Vendoset e ardhmja e Vedat Muriqit

Pasi kreu gjysmën e sezonit të dytë në mënyrë fantastike me fanellën e Majorkës, e ardhmja e Vedat Muriqit mund të jetë sërish në La Liga.

Sipas asaj që raporton “OK Diario”, është arritur një akord paraprak mes klubit të Majorkës dhe sulmuesit të përfaqësueses kosovare për vazhdim të bashkëpunimit mes tyre për katër vitet e ardhshme.

E vetmja pengesë është gjuha e përbashkët që duhet gjetur me Lacion, që zotëron kartonin e sulmuesit.

E drejta e blerjes shkon në 12 milionë euro. Negociatat me Lotiton dhe Taren janë të hapura me bardhekaltërit që gjithashtu janë të gatshëm të zbresin kërkesat e tyre deri në 10 milionë euro.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Lacios u aktivizua gjithsej në Serinë A në 11 ndeshje duke mos shënuar asnjë gol dhe duke mos dhuruar asnjë asist. Ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit me fanellën e Majorkës, 28-vjeçari u aktivizua gjithsej në La Liga në 16 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar dhe 3 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat