Shqipëria do të presë edhe ndeshjet e grupit për Europianin U-19

Futboll

Shqipëria do të presë edhe ndeshjet e grupit për Europianin U-19

Më: 31 maj 2022 Në ora: 17:36
Shqipëria do të presë edhe ndeshjet e grupit për Europianin U-19

Edhe Shqipëria U-19 për femra ka njohur ditën e sotme grupin dhe kundërshtaret për eliminatoret e radhës të Kampionatit Europian 2022-2023.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, përfaqësuesja shqiptare U-19 ka mësuar se do të jetë pjesë e grupit B2 në Ligën B e do të përballet me Rumaninë, Lituaninë dhe Armeninë.

Të gjitha ndeshjet e grupit që zhvillohen në formën e një mini-turneu do të luhen në vendin tonë në datat 5, 8 dhe 11 tetor, ndërsa disa ditë më pas, Shqipëria do të mirëpresë edhe ndeshjet e grupit B2 të Shqipërisë U-17, që gjithashtu do të luajë për eliminatoret e Kampionatit Europian për grupmoshën e saj.

Kjo nuk është hera e parë që FSHF konfirmohet nga UEFA si një partner i besueshëm për të zhvilluar ndeshje të këtyre niveleve, teksa së fundmi dy qeveritë e futbollit bashkëpunuan për të organizuar finalen e parë të UEFA Conference League.

Edhe në këtë fushatë eliminatoresh të vlefshme për Kampionatin Europian 2022-2023, Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi do të jetë pjesë e Ligës B, ku do të garojë për të siguruar kalimin në Ligën A. Gjashtë ekipet e para në çdo grup dhe vendet e dyta me rezultatet më të mira ndaj ekipeve të para dhe të treta në grup do të promovohen në Ligën A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat