Kastrati: Do të japim maksimumin që të tregojmë vlerat e shtetit tonë

Futboll

Kastrati: Do të japim maksimumin që të tregojmë vlerat e shtetit tonë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 20:24
Lirim Kastrati

Kombëtarja e Kosovës, në krye me trajnerin Alain Giresse, ka zhvilluar sot seancën e fundit përgatitore në Kampin Nacional në Hajvali, para udhëtimit drejt shtetit të Qipros.

Më datën 2 qershor, “Dardanët” do ta fillojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Kombeve, ku edicionin e ri të kësaj gare e hapin si mysafirë të Kombëtares së Qipros.

Ndërkaq, pas stërvitjes së sotme ka folur edhe mbrojtësi Lirim Kastrati, i cili u shpreh optimistë se ndaj Qipros do të ketë rezultat pozitivë.

“Një ndeshje e mirë, normal, dhe një ndeshje shumë e rëndësishme dhe shpresoj edhe besoj që me marrë një rezultat pozitivë”, tha Kastrati.

Po ashtu, mbrojtësi i skuadrës së Ujpestit, Kastrati, tha që të luash për kombëtaren është diçka e madhe, dhe se skuadra do të bëjë maksimumin për të treguar vlerat e Kosovës.

“Krejt jemi në formë, sidomos për Kombëtaren, është një sen tjetër, është diçka më e madhe, dhe besoj që kemi me dhënë maksimumin, se e tregon shtetin tënd, dhe kemi me dhënë gjithmonë maksimumin për ta tregu shtetin tonë”, tha Kastrati.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset nesër në mëngjes drejt qytetit të Larnacas, ku do të zhvillojë përgatitjet e fundit para ndeshjes me Qipron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat