Adili shfryn pas ndeshjes: Ujku e ka qafën e trashë

Futboll

Adili shfryn pas ndeshjes: Ujku e ka qafën e trashë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 23:28
Adili shfryn pas ndeshjes: Ujku e ka qafën e trashë

Mevlan Adili rezultoi njeriu i ndeshjes me atë gol të shënuar në shtesë, sa për meritë të tij aq edhe për shpërqendrim të portierit. Në intervistën pas ndeshjes mbrojtësi i Vllaznisë u shpreh:

“Pa dyshim që ky trofe është më së shumti për tifozët, se fundja ne futbollistët e kemi punë dhe duhet të shkojmë pas punës. Sezoni nuk ka shkuar siç kemi dashur. Çdo herë kam pasur dëshirën të jap më të mirën. Mua dhe familjen time ky qytet na kanë respektuar shumë dhe kur shikon disa gjëra më të vështira, pa dyshim që do të gabosh.

Kur nisi koha shtesë, ngrita kokën lart dhe thashë: e di që ka një Zot dhe po më sheh, pa dyshim që do ta fitojmë këtë ndeshje. Para se ta gjuaja nuk e mendoja se do të futej në atë mënyrë. Ishte emocion i madh, sepse kur po festonim, babai im, axhallarët e mi ishin aty dhe po qanin. Futbolli është emocion i paparashikueshëm.

Goli i karrierës? Goli ndoshta mund të jetë i karrierës sime, por shpresoj që në të ardhmen të zhvilloj ndeshje më të mira. Kur në fund rezulton se fiton Kupën, pa dyshim që është me shumë vlerë. Vllaznia mori Kupën, ne morëm medaljen, nuk e di le ta mendojnë si të duan, nëse ishte merita ime apo gabim i portierit.

Edhe diçka tjetër, të gjithë atyre që nuk kanë besuar te ne dhe kanë investuar që të mos dalim në Europë u them se “Ujku e ka qafën e trashë sepse të gjitha punët i kryen vetë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat