Chiellini dhe Los Angeles FC gjejnë ujdinë

Futboll

Chiellini dhe Los Angeles FC gjejnë ujdinë

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:27
Chiellini dhe Los Angeles FC gjejnë ujdinë

Legjenda e Juventusit, Giorgio Chiellini ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara me Los Angeles FC.

Ai ka rënë dakord për një marrëveshje prej tetëmbëdhjetë muash me klubin e MLS, transmeton "Goal.com".

Mbrojtësi i Kombëtares italiane ka luajtur 425 ndeshje për Juventusin, duke shënuar duke shënuar njëzet e shtatë gola. 

Ai ka luajtur edhe me klube të tjera në Serie A, si Roma, Fiorentina, Livorno. Kjo do të jetë hera e parë që 37-vjeçari luan jashtë Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat