Argjentina mposht Italinë

Futboll

Argjentina mposht Italinë

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 22:42
Argjentina mposht Italinë

Argjentina dhe Messi shkruajnë sërish historinë, pas fitores së kupës së Amerikës Latine, përfaqësuesja “bardhekaltër” siguron trofeun e parë të Finalissima-s, në përballjen me kampionin e Europës, Italinë.

Argjentinasit triumfuan me rezultatin 0:3 në “Wembley-n”, që ishte mbushur nga mbështetësit e tyre.

Skuadra nga Amerika Jugore dominoi të gjithë sfidën, me Lionel Messin që kërkoi të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 28-të, por goditja e tij u ndal nga Donnarumma. Vetëm pak sekonda më pas kapiteni i Argjentinës do të asistonte Lautaro Martinez, me këtë të fundit që e dërgon topin mjaft lehtë në rrjetë dhe zhbllokoi rezultatin.

Goli i dytë dhe i sigurisë për “bardhekaltërit” erdhi në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë, kur Lautaro merr topin në mesfushë dhe afrohet te porta e Italisë, ku i shërben Di Marias, me këtë të fundit që e dërgon topin në rrjetë dhe dyfishon avantazhin e argjentinasve.

Italia rrezikoi të pësonte golin e tretë, ose më saktë të pësonte një autogol në minutën e 56’, kur Bonucci e dërgoi topin për te Donnarumma pasi ndal Di Marian, por portieri i italianëve për pak desh e humbi atë pasim.

Në minutën e 59’ Locatelli tentoi të gjente rrugën drejt rrjetës, me një goditje të fortë nga distanca, por u ndal nga Martinez që mbajti portën e tij të paprekur.

Në fraksionin e dytë Italia u mundua të ishte më kërkuese, por pa rezultat, pasi Argjentina do të trefishonte rezultatin në minutën e 90+4, me Paulo Dybalan, i cili kishte vetëm tre minuta në fushën e lojës, por arriti të gjente rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Messi.

Kështu pas fitores me Italinë, Argjentina hyn në histori si kampionia e parë e Finalissima-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat