Lika kërkon uri për trofe

Futboll

Lika kërkon uri për trofe

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 22:48
Lika kërkon uri për trofe

Vllaznia e mbylli sezonin me një trofe të fituar. Kuqeblutë mposhtën Laçin me rezultatin 2-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke siguruar kështu edhe pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Gilman Lika ka treguar për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, se si është pritur ky trofe në qytetin e Shkodrës dhe shpreson që sezonin e ardhsëm titulli ti përkasë kuqebluve.

“Me këtë fitore Vllaznia arriti objektivin minimal. Kam përshtypjen që ishte një ndeshje që u vendos për jetë a vd.ekje. Të gjithë çunat ishin të mobilizuar më shumë se 100% për të dhënë nga vetja e tyre.

Trofeu në Shkodër festohet me një entuziasëm shumë të madh, pasi dihet historia apo tradita e këtij ekipi. Mendoj se përveç atij festimi që kishte deri në orët e para të mëngjesit, duhet të ketë një festim tjetër. Të jetë një organizim më i madh, që të përfshihet te ky festim i gjithë qyteti i Shkodrës.

Shpresoj që të kenë atë urinë për trofe. Shkodra ka shumë vite që e pret titullin kampion dhe shpresoj që viti i ardhshëm të jetë ai i duhur për të vënë, siç i themi ne në Shkodër, yllin në fanellë“, ka thënë Gilman Lika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat