Moukoudi ka zbritur në fushë në formacion apo edhe nga pankina

Futboll

Moukoudi ka zbritur në fushë në formacion apo edhe nga pankina

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:22
Moukoudi ka zbritur në fushë në formacion apo edhe nga pankina

Rënia e Saint-Etienne nga Ligue 1 ka pasur disa protagonistë negativë, por Harold Moukoudi është lojtari që mbi të gjithë ka përjetuar një sezon makthi.

Mbrojtësi i Saint-Etienne ka luajtur gjithsej 26 ndeshje në ligë dhe play-out, pa fituar asnjë. Një bilanc dramatik i karakterizuar konkretisht nga 15 humbje dhe 11 barazime, pa provuar asnjëherë shijen e fitores.

Sa herë që Moukoudi ka zbritur në fushë në formacion apo edhe nga pankina, Saint-Etienne nuk ka arritur të merrte 3 pikë.

Fitoret e “të gjelbërve” në kampionat këtë ishin vetëm shtatë dhe në të shtatat Moukoudi qëndroi vetëm në stol ose nuk ishte i pranishëm fare, për shkak se ishte i grumbulluar me Kamerunin për ndeshjet e Kupës së Kombeve Afrikane.

Natyrisht, faji për rënien e Saint-Etienne nuk mund t’i atribuohet 24-vjeçarit, i cili ishte ndër më të mirët në sezonin e kaluar, por të dhënat në lidhje me të janë në fakt shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat