Messi ironizon Italinë

Futboll

Messi ironizon Italinë

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:24
Messi ironizon Italinë

Lionel Messi shfaqi një formë mjaft të mirë në ndeshjen e mbrëmshme mes Italisë dhe Argjentinës (Finalissima). Pas sfidës së fituar 3-0 nga bardhekaltrit, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” deklaroi se kampionia në fuqi e Europës luajti si e tillë vetëm 20 minuta:

“Ishte një ndeshje e ekuilibruar deri në momentin e golit të parë. Italia është një skuadër e madhe, gjatë 20 minutave të para e patëm të vështirë të kontrollonim Jorginhon, por pas golit loja ndryshoi krejtësisht.

Të mbyllësh ndeshjen kështu, me këtë lumturi, është diçka e bukur. Ky grup përcjell gëzim, më ka ndodhur gjatë gjithë vitit sa herë kam ardhur në kombëtare”.

Kupa e Botës: “Ne vazhdojmë të rritemi, kjo është ajo që kërkojmë. Ne e dallojmë ditë pas dite, vazhdojmë të përmirësohemi, por gjithashtu e përsëritim se nuk jemi kandidatët më të fortë për ta fituar trofenë. Ne do të konkurrojmë fort me këdo. Ne i kemi gjërat të qarta në mendje, por duhet të vazhdojmë të rritemi dhe të përmirësohemi.”

Përballja me një përfaqësuesja Europiane: “Nuk e di nëse na duhej. Jemi të vetëdijshëm se kush jemi. Nuk ka rëndësi kush është epërsi, të gjitha ndeshjet i kemi luajtur njësoj, por ishte një provë e mire, sepse Italia është një ekip i madh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat