Zyrtarizohet te rekordmenët e Championsit

Futboll

Zyrtarizohet te rekordmenët e Championsit

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 14:34
Zyrtarizohet te rekordmenët e Championsit

Antonio Rüdiger është zyrtarisht futbollist i Realit të Madridit. Skuadra “merengues” ka njoftuar afrimin e gjermanit, që e konsideron “një nga mbrojtësit më të mirë në botë, titullar me kombëtaren gjermane.” Lojtari i kërkuar me ngulm nga Ancelotti ka firmosur me “Los Blancos deri në vitin 2026.

29-vjeçari sapo përfundoi kontratë me Chelsea-n dhe preferoi të mos e vijonte karrierën në “Samford Bridge”.

Në klubin anglez ai ka qenë një lojtar kyç në fitimin e 1 Champions League, 1 Europa League, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Evropiane dhe 1 Kupë të Anglisë. Përveç kësaj, ai është përfshirë në ekipin ideal të Champions League në dy sezonet e fundit.

I fuqishëm fizikisht (1.90 m), Rüdiger është një futbollist me përvojë në madhe në Angli, Gjermani dhe Itali. Në sezonin e fundit ai ka thyer rekordin e tij për ndeshje të luajtura dhe gola të shënuar, duke u aktivizuar në 54 takime dhe duke shënuar 5 gola.

Ridigger debutoi në moshën 18-vjeçare në Bundesligë në radhët e Shtutgartit, prej nga u largua në vitin 2015 për t’iu bashkuar Romës. Në vitin 2017 u transferua te Chelsea për t’u bërë pikë referimi për mbrojtjen e londinezëve për pesë sezone. Rudigger është grumbulluar rregullisht nga Gjermania dhe në mars të këtij viti arriti shifrën e 50 paraqitjeve me “Panzerat”. Me kombëtaren e tij fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2017.

Palmaresi i Rudiggerit:

1 Champions League

1 Borëror Klubesh

1 Europa League

1 Superkupë Evropiane

1 FA Cup

1 Kupa e Konfederatave

2 herë në ekipin e sezonit të Champions League (2021 dhe 2022)

Karriera:

Shtutgart (2011-2015)

Roma (2015-2017)

Chelsea (2017-2022)

Real Madrid (2022- )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat