Tre shqiptarë titullarë, Istanbulspori ngjitet në elitën e futbollit turk

Futboll

Tre shqiptarë titullarë, Istanbulspori ngjitet në elitën e futbollit turk

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 21:20
Tre shqiptarë titullarë, Istanbulspori ngjitet në elitën e futbollit turk

Istanbulspori i shqiptarëve në “qiellin e shtatë”. Skuadra turke, ku aktivizohen 4 futbollistët shqiptarë, Rroca, Ethemi, Abazaj dhe Topalli, i mrekulloi të gjithë, duke u ngjitur në elitën e futbollit turk, përmjet “Play-Off”-it. Istanbulspori mposhti në finalen e sotme të “Play-Off”-it, Bandirmasporin me rezultatin 1-2, duke fluturuar kështu drejt Superligës.

Ishte Jëllmaz ai që zhvilloi sfidën në minutën e 33-të, ku pas asistim të Ethemit tundi rrjetën, ndërkohë që Bandirmaspor, vendosi përkohësisht baraspeshën në minutën e 45+3-të, me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Keni.

Por fragmenti i parë nuk u mbyll këtu, pasi gjyqtari akordoi edhe një penallti në favor të Istanbulspor, që u ekzekutua saktë nga Jëllmaz në minutën 45+9’. Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola.

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Rroca, Ethemi dhe Topalli u aktivizuan titullarë, ndërsa Abazaj e ndoqi këtë përballje emocionuese nga stoli. Një moment me të vërtet historik ky për Istanbulsporin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat