Tifogrupi “Dardanët” premton organizim madhështor

Futboll

Tifogrupi “Dardanët” premton organizim madhështor

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 11:12
Tifogrupi “Dardanët” premton organizim madhështor

Pas fitores ndaj Qipros me rezultat 2-0, pritshmëritë që Kosova të arrijë suksese në këtë cikël ndeshjesh në kuadër të Ligës së Kombëve.

E për t’i mbajtur sa më të motivuar lojtarët po mendon tifogrupi “Dardanët”, i cili paralajmëron organizim madheshtor për ndeshjen ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Përmes një njoftimi në Facebook, ndër të tjera thuhet se është menduar pothuajse gjithçka që organizimi të jetë sa më i madh.

Ja njoftimi i plotë i tyre:

“Pas fitores së djeshme kundër Qipros, të dielën ballafaqohemi kundër Greqisë në stadiumin epik “Fadil Vokrri”, me fillim në ora 20:45.

Gjithashtu, pas dy vitesh ne si tifogrup do t’i rikthehemi vendit që na takon, sektorit të tribunave në veri, prej ku do t’i japim jehohë organizimit të mirëpërgatitur për ndeshjen në fjalë.

Jemi munduar që të bëhemi gati deri në detajet më të imta. Ndërkaq, anëtarët tonë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës i ftojmë të bashkëpunojnë me koordinatorët respektivë, në mënyrë që organizimi të jetë sa më uniform.

Ky është vetëm paralajmërimi i parë. Do të bindeni në orët dhe ditët në vazhdim për madhështinë e organizimit që jemi duke e përgatitur në finalizim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat