Skandal në Beograd, e kthen me kokë poshtë dhe ngjan si i Rusisë

Futboll

Skandal në Beograd, e kthen me kokë poshtë dhe ngjan si i Rusisë

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 13:59
Skandal në Beograd, e kthen me kokë poshtë dhe ngjan si i Rusisë

Si një skandal i madh po trajtohet historia e tifozit dhe flamurit më Rajko Mitiq nga mediat serbe.

Në mbrëmjen e djeshme, Serbia do të ndeshej me Norvegjinë.

Një prej tifozëve ka kërkuar të hyjë në stadium me flamurin e Serbisë, por që nuk kishte stemë, përveçse ngjyrave, ndryshe nga e zakonshmja.

Personat që merreshin me kontrollin e tifozëve nuk e lejuan që të hynte në shkallët e stadiumit deri në momentin që e la flamurin jashtë.

Sipas “Kurir”, frika ishte e madhe se flamuri do të kthehej nga ana e kundërt dhe ngjyrat do t’i përkisnin më pas Rusisë dhe jo Serbisë.

Ndërkohë gjithë pjesa tjetër e tifozëve që hynë në stadium kanë pasur flamurin me stemë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat