Rivalët e mundshëm të shkodranëve

Futboll

Rivalët e mundshëm të shkodranëve

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 15:57
Rivalët e mundshëm të shkodranëve

Mungesa e klubeve ruse në Kupat e Europës, por gjithashtu fitimi i Ligës së Konferencës nga Roma, i ka dhënë një bonus fituesit të Kupës së Shqipërisë. Në përditësimet e fundit që ka bërë UEFA, rezulton se Vllaznia do ta nisë përfaqësimin në Europë nga turi i dytë i Ligës së Konferencës.

Shkodranët do të mësojnë rivalin më 15 qershor, kur UEFA do të hedhë shortin. Ndeshjet e para të këtij turi do të luhen më 21 korrik, ndërsa ato të kthimit më 28 korrik.

Skuadra e Mirel Josës rrezikon të luajë me emra të mëdhenj si Bazeli, Rapid Vjenë, PAOK, Sparta Pragë etj.

Ndërkohë, Roma si fituese e Ligës së Konferencës shkon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Europës. E njëjta gjë ndodh edhe me Fejnordin.

Edhe Omonia Nikosia në Qipro dhe FC Slovacko në Çeki, që kanë fituar kupat, kalojnë nga turi i tretë i Ligës së Konferencës, në fazën “play off” të Ligës së Europës. Gjithashtu Panathinaikosi që fitoi Kupën në Greqi ka përfituar nga lëvizjet që kanë ndodhur, pasi do ta nisë nga turi i tretë i Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat