Ylli i Tottenhamit cak i një sulmi me armë zjarri

Futboll

Ylli i Tottenhamit cak i një sulmi me armë zjarri

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 19:21
Ylli i Tottenhamit cak i një sulmi me armë zjarri

Sipas një raportimi të fundit nga gazetari Jovem Pan Esporte, mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Emerson Royal është qëlluar me armë zjarri gjatë një vizite të fundit në Brazil.

Mbrojtësi brazilian i krahut besohet se është përfshirë në një sulm në Sao Paulo, i cili rezultoi në shkrepjen e një arme zjarri.

Fatmirësisht, thuhet se lojtari i ka mbijetuar incidentit në fjalë dhe është larguar pa lëndime.

Një raportim i mëtejshëm nga “O Liberal” pretendon se ish-mbrojtësi i Barcelonës ishte në shënjestër të një grabitësi të armatosur pasi u largua nga një klub nate në Sao Paulo në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Në total janë dëgjuar rreth 20 të shtëna, me të paktën një plumb që ka goditur grabitësin në shpinë, ndërsa si pasojë e kësaj ai u transportua në një spital aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat