Skuadra e Kukësit po pëson revolucionin e radhës

Futboll

Skuadra e Kukësit po pëson revolucionin e radhës

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 19:43
Skuadra e Kukësit po pëson revolucionin e radhës

Skuadra e Kukësit po pëson revolucionin e radhës në radhët e saj në këto vite të fundit.

Klubi verilindor pak nga pak po largon të gjithë lojtarët që nuk do të jenë pjesë e ekipit të drejtuar nga Skënder Gega në edicionin e ardhshëm. Sot pasdite, është bërë zyrtar edhe “divorci” me dy futbollistë të tjerë të skuadrës.

Bëhet fjalë për portierin Dashamir Xhika dhe mbrojtësin Kristi Marku. I pari ishte prej tre edicionesh pjesë e Kukësit, por kishte humbur vendin e titullarit përbalël Tafas. Ndërsa Marku i ishte bashkuar ekipit vetëm në janar, si një përforcim i minutave të fundit, duke shënuar kthimin në elitën e futbollit shqiptar.

“Kukësi njofton se mbrojtësi Kristi Marku dhe portieri Dashamir Xhika nuk janë më pjesë e skuadrës sonë. Dy futbollistëve u ka përfunduar kontrata dhe palët kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi falënderon Markun dhe Xhikën për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”, shkruhet në njoftimin e verilindorëve të cilët në ditët e kaluara zyrtarizuan edhe largimet e Pablo De Lukas, Emiljano Mustës dhe Ardit Hilës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat