Kriza e madhe financiare, Barcelona lejon mbajtjen e dasmave në “Camp Nou”

Futboll

Kriza e madhe financiare, Barcelona lejon mbajtjen e dasmave në “Camp Nou”

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:48
Kriza e madhe financiare, Barcelona lejon mbajtjen e dasmave në “Camp Nou”

Barcelona momentalisht është e kapluar nga një krizë e madhe financiare.

Katalonasit duhet patjetër të krijojnë fonde dhe e kanë gjetur një mënyrë interesante për ta bërë atë.

FC Barcelona tani po lejon mbajtjen e dasmave në “Camp Nou” me çmime që variojnë nga 1600 deri në 13.500 euro.

Ata gjithashtu do të lejojnë tifozët të luajnë një ndeshje 60-minutëshe në stadium ndërmjet 6 qershorit dhe 11 qershorit për një shumë prej 300 euro për person.

Krejt kjo po bëhet në mënyrë që të shlyejnë borxhet e tyre dhe të krijojnë një stabilitet financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat