Anglia nis aventurën në Ligën e Kombeve

Futboll

Anglia nis aventurën në Ligën e Kombeve

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 16:26
Anglia nis aventurën në Ligën e Kombeve

Harry Kane ka zbuluar ambicien e tij për të thyer rekordin e golave të Uejn Runit me Kombëtaren angleze, përpara se “Tre Luanët” të nisen për në Kupën e Botës në 21 nëntor në Katar.

Sulmuesi i Totenhemit numëron 49 realizime deri tani për ishullorët dhe rekordmenin absolut, ish-yllin e Mançester Junajtidit, e ka vetëm 4 gola larg. Sigurisht që ky objektiv nuk duket shumë i vështirë për t’u arritur, madje Herri Kejn ndjekjen dhe thyerjen e rekordit të Uejn Runit do ta nisë që në mbrëmjen e sotme, kur në Budapest do të sfidojnë Hungarinë, takimi i parë i Grupit A3, për Ligën e Kombeve.

“Jam një sulmues dhe normalisht që historinë time mund ta shkruaj vetëm me gola e trofe, me asgjë tjetër. Jam fare pranë rekordit të Runit dhe do të doja që diçka të tillë ta festoja sa më parë që të jetë e mundur, pse jo në këto 4 ndeshje radhazi të Ligës së Kombeve. E dua këtë, pasi për mua do të ishte një stimul shumë i madh që të shkoja në Kupën e Botës në Katar si rekordmen i Anglisë, prandaj do të bëj të pamundurën që diçka të tillë të nis ta arrij që në transfertën kundër Hungarisë. Pa dyshim tashmë kam eksperiencën e duhur që kjo dëshirë për të qenë golashënuesi më i mirë i ‘Tre Luanëve’ nuk do ta lë që të ndikojë në mënyrën e lojës sime në fushë.

I di mirë detyrat që kam, ndaj prioriteti do të jetë nisja e Ligës së Kombeve me tri pikë.

Në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë këto takime për të qenë sa më të përgatitur për në Botëror, pasi jemi ambiciozë dhe kemi një grup futbollistësh të jashtëzakonshëm. Duam Kupën e Botës dhe mendoj se jemi mes favoritëve për atë,- shprehet Kejn, i cili lidhur me karrierën e tij shton. –

Nëse kthej kokën pas më duket sikur kam një përjetësi që luaj, ndonëse asnjë bluzë përveç kësaj të Anglisë nuk më ka dhënë ndjesi më të forta. E di që vitet ikin shpejt për të gjithë, por unë dua që karriera ime të vazhdojë të zgjasë sa më shumë, të shënoj gjithmonë e më shumë dhe të ndihmoj Anglinë sa më gjatë që të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat