Asllani nga Rejkjaviku: Duam fitoren në të dyja ndeshjet

Futboll

Asllani nga Rejkjaviku: Duam fitoren në të dyja ndeshjet

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 23:48
Asllani nga Rejkjaviku: Duam fitoren në të dyja ndeshjet

Kristjan Asllani, një nga prurjet më të reja në Kombëtare, një futbollist që mendohet se do të jetë pikë referimi në përfaqësuesen kuqezi për shumë vite, pas përfundimit të seancës së parë stërvitore në Rejkjavik të Islandës iu përgjigj me sinqeritet pyetjeve të gazetarit Sokol Xhihani, që përcjell zhvillimet në Kombëtare nga Islanda.

Së shpejti do të vijë edhe debutimi zyrtar, pasi me parë keni luajtur në miqësore…

Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne, ndërsa sa i përket aktivizimit të mundshëm këtë e di trajneri. Unë jam gati dhe shpresoj të marrim tri pikë, që janë shumë të rëndësishme për ne.

Ke pasur kohë për t’u ambientuar në mars besoj tani jeni më i familjarizuar me ekipi?

Po, jam ambientuar, sepse shumë nga ne luajnë në Itali dhe kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Të gjithë futbollistët më kanë pritur mirë.

Mendon se mund të marrim pikët maksimale në këto dy ndeshje?

Grupi është shumë i mirë, presim të marrim tri pikë me Islandën dhe Izrealin.

Asllani është në qendër të vëmendjes së merkatos, madje lëxojmë se ka një derbi Milan-Inter për ju?

Nuk e di, unë jam futbollist i Empolit, e kam mendjen te Kombëtarja këto ditë. Shpresoj të bëj mirë, nuk e di.

Mendoni se paraqitja juaj me përfaqësuesen do t’ju ndihmojë edhe për të rritur vlerat si futbollist?

Po, mendoj se shumë, sepse janë ndeshje shumë të rëndësishme, të shohim çfarë do të ndodhë

Ju jeni i Empolit, por nëse do të duhet të zgjidhni, do të preferonit Milanin apo Interin?

Nuk e di, nuk e di, unë jam lojtar i Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat