Gnonto: Ka qenë një javë sa e çuditshme po aq edhe emocionuese

Futboll

Gnonto: Ka qenë një javë sa e çuditshme po aq edhe emocionuese

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 11:10
Gnonto: Ka qenë një javë sa e çuditshme po aq edhe emocionuese

Vilfried Gnonto, ishte protagonisti pozitiv i ndeshjes ku Italia barazoi ndaj Gjermanisë mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-1, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Sulmuesi 18-vjeçar, i cili debutoi dje me Italinë sapo u fut në lojë dhuroi një asist te goli i parë i takimit ku ishte Pelegrini që shtyu topin në rrjetë.

Gnonto, një lojtar që aktivizohet me Zyrihun në Zvicër, por i rritur te akademia e Interit ka folur pas ndeshjes duke treguar dhe pak nga jeta e tij:

“Ka qenë një javë sa e çuditshme po aq edhe emocionuese. Kam bërë një ndeshje të mirë dhe jam i lumtur. Të jesh me kombëtaren e Italisë është një privilegj.

Po i shijoj këto momente dhe stërvitjen gjithashtu. I detyrohem gjithçka prindërve të mi. Që kur kam qenë i vogël e deri tani kanë bërë shumë sakrifica për mua dhe unë duhet të gjej mënyrën që t’ua shpërblej dhe shpresoj që të jenë krenarë.

E dija që Kehrer ishte me karton të verdhe dhe vendosa të shkoja me sprint dhe të krosoja. Ai tip krosi është shumë i vështirë për portierët dhe mbrojtësit për ta larguar nga zona.

Nëse je një sulmues duhet të bësh diferencën dhe unë ia dola mbanë.

Të luash në Zvicër? Në këtë moshë që jam duhet vetëm të luash. Kam ndërmarrë një rrezik të madh. Isha te Interi dhe isha si në shtëpinë time, por të marrësh një vendim të tillë ishte me të vërtetë i vështirë.

Për fat që kam pasur prindërit dhe agjentët e mi që ishin pranë meje. Modeli im? Mendoj se Stërling është një lojtar i klasit botëror. Është vendimtar me lojën e tij. Kërkoj që unë të luaj në çdo pozicion të sulmit.”, përfundoi Gnonto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat