Szczesny shpreh zhgënjimin

Futboll

Szczesny shpreh zhgënjimin

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 14:43
Szczesny shpreh zhgënjimin

Wojciech Szczesny ka shprehur zhgënjimin e tij për ish-klubi e Arsenalit që në katër ndeshjet e fundit humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League.

“The Gunners” ishin katër pikë përpara rivalëve të Londrës, Tottenham në garën e katër më të mirëve, por ato pësuan humbje në dy ndeshje ndaj Spurs dhe Newcastle.

“Ata ishin ende në garë në dy ndeshjet e mbetura të sezonit. Është zhgënjyese, por ata në fakt kanë bërë një punë të mirë këtë vit”, deklaroi polaku.

Lojtari i Juventusit është optimist se Arsenali do të konkurojë sërish me Artetën në krye. Ai shtoi: “Unë mund ta kuptoj idenë e Mikelit për futbollin. Ai ka një ekip të ri, kështu që ata do të jenë në rregull. Edhe dy vite dhe ata do të kthehen në Champions League”.

Arsenali do të luajë sezonin e ardhshëm në Uefa Europa League, një kompeticion me të cilin është mësuar vitet e fundit.

Trajneri Arteta së bashku me polakun në sezonin 2013-2014 fituan trofeun më të vjetër në histori të futbollit “Fa Cup”, pas një rikthimi të çmendur nga 0-2 në 3-2 kundër skuadrës së Hull City, duke i dhënë fund serisë prej 9 viteve pa trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat