Yjet e Brazilit përleshen në stërvitje

Futboll

Yjet e Brazilit përleshen në stërvitje

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 17:43
Yjet e Brazilit përleshen në stërvitje

Shokët e skuadrës në Brazil, Richarlison dhe Vinicius Jr mësohet se janë përleshur në seancën stërvitore dhe është dashur intervenimi i bashkëlojtarëve që ky sherr të mos eskalojë edhe më shumë.

Dyshja u përplasën të shtunën gjatë një seance stërvitore përpara miqësores së Selacaos me Japoninë të hënën.

Ende nuk është e qartësuar se çfarë e shkaktoi incidentin, në të cilin thuhet se Richarlison e goditi anësorin e Real Madridit.

Shokët e skuadrës, përfshirë superyllin e PSG-së, Neymar, intervenuan shpejt për t'i ndarë ata. Por ndërhyrja e tyre u duk se e zemëroi më tej Richarlisonin, i cili kërkonte sqarime nga Vinicius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat