Rrahmani: Nuk shfrytëzuam rastet tona

Futboll

Rrahmani: Nuk shfrytëzuam rastet tona

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 23:19
Rrahmani: Nuk shfrytëzuam rastet tona

Kapiteni Amir Rrahmani pati paralajmëruar vështirësinë e Kosovës kur bën presing lart, megjithatë në përfundim të ndeshjes me Greqinë u shfaq më i qetë. Mbrojtësi deklaroi se skuadra dha maksimumin, por nuk arriti të shfrytëzojë rastet e krijuara.

Frika jote pas ndeshjes me Qipron, duket se u bë realitet…

Pas Qipros fola për presingun lart, që nuk e përballojmë si duhet dhe sot qëndruam në bllok, duke i pritur kundërshtarët në mes. Kur e kemi fituar topin, kemi qenë më të rrezikshëm, por nuk kemi shfrytëzuar rastet tona.

Si pritet të jetë reagimi i Kosovës në ndeshjet e radhës?
Duhet të konsolidohemi sa më shpejt, për të shkuar në të dy ndeshjet për të fituar. Do të kemi dy mungesa të tjera, por nuk është justifikim, ndaj duhet të punojmë që të kthehemi te fitorja.

Sa ju pëlqeu atmosfera në shkallët e stadiumit?
Ishte shumë bukur dhe të them të drejtën na kishte munguar një atmosferë si kjo. Jam krenar edhe për atë që dhanë djemtë në fushë, pasi të gjithë bënë maksimumin, por sot edhe fati nuk ishte me ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat