Maqedonia të enjten do të përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë

Futboll

Maqedonia të enjten do të përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:13
Maqedonia të enjten do të përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë

Ekspedita e Maqedonisë në futboll zbarkoi në Shkup, pasi që zhvilloi dy ndeshjet e para në transfertë në kuadër të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Pas barazimit me Bullgarinë 1-1 në Razgrad dhe fitores 2-0 ndaj Gjibraltarit, futbollistët nga dita e hënë nisin përgatitjet për sfidat e radhës.

Maqedonia të enjten do të përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë, ndërsa të dielën përballen, sërish me Gjibraltarin, por tani në Shkup.

Kujtojmë se Maqedonia aktualisht mban pozitën e dytë në grup me 4 pikë, pas Gjeorgjisë me 6 pikë dhe para Bullgarisë me një dhe Gjibraltarin me zero pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat