Blend Baftiu dhe Almir Ajzeraj, ribashkohen te Drita

Futboll

Blend Baftiu dhe Almir Ajzeraj, ribashkohen te Drita

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:33
Blend Baftiu dhe Almir Ajzeraj, ribashkohen te Drita

Skuadra e Dritës së Gjilanit është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror, duke sjell në Gjilan disa nga lojtarët më të mirë nga elita e futbollit.

Pas transferimit të Besnik Krasniqit dhe Florian Smakiqit, Drita prezantoi dhe lojtarin e tretë. Blend Baftiu zyrtarisht do të jetë bardhekaltër nga edicioni 2022/23.

Baftiu në skuadrën e Dritës do të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës te Ramiz Sadiku, Almir Ajzerajn.

Ajzeraj u transferua te Drita në vitin 2020, ndërsa me kalimin e kohës është një nga lojtarët kyç në formacionin e Ardian Nuhiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat