Salah - njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë

Futboll

Salah - njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:48
Salah - njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë

Mohamed Salah e ka vendosur tashmë të ardhmen e tij.

Sulmuesi egjiptian do të luajë në Barcelonë nga viti i ardhshëm..

Gjiganti katalunas në fakt e ka marrë një “po” nga lojtari, i cili do të jetë lojtar i lirë nga vera e vitit 2023.

Pra, Salah do të kalojë vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe më pas të largohet nga “Anfield Road” dhe të luajë në “Camp Nou” nga sezoni 2023/24.

Futbollisti dhe klubi i tij aktual nuk po arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës për shkak të kërkesave të larta të lojtarit.

Prandaj, ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës dhe Romës do të udhëtojë drejt Spanjës në përfundim të sezonit të ardhshëm.

Salah ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat