Crotone zyrtarizon ish-trajnerin e Partizanit

Futboll

Crotone zyrtarizon ish-trajnerin e Partizanit

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 13:33
Crotone zyrtarizon ish-trajnerin e Partizanit

Franco Lerda rikthehet te Crotone. Ish trajneri i Partizanit, ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit italian, por në karrierë nuk do të bëjë hap përpara, pasi Crotone, në sezonin e fundit nuk mbijetoj në Serie B dhe në edicionin e ri do të jetë në Serie C.

Trajneri 54-vjeçar ishte pjesë e kësaj lige edhe sezonin e fundit me skuadrën e Pro Vercelli-t, detyrë të cilën e mori në mesin e sezonit.

Objektivi i skuadrës dhe teknikut Lerda do të jetë rikthimi i ekipit në Serie B, ndërsa për të ky është një rikthim te klubi i Crotone-s, pasi e ka drejtuar më parë në sezonin 2009-2010, kur skuadra ishte në Serie B.

Në CV-n e tij, Lerda ka drejtuar edhe skuadra si Torino, Leçe dhe Vicenza, ndërsa në memorien e tij është edhe eksperienca në Shqipëri, në kryeqytet me Partizanin. Klubi i Crotone-s i ka dhënë një mirëseardhje të ngrohtë trajnerit i cili ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat