Shkrep Stublla, një emër që po vjen! Prekazi: Është një djalosh i zellshëm

Futboll

Shkrep Stublla, një emër që po vjen! Prekazi: Është një djalosh i zellshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2022 Në ora: 19:34
Shkrep Stublla, një emër që po vjen! Prekazi: Është një djalosh i zellshëm

Në botën perëndimore luajnë një numër i madh i talenteve nga Kosova.

Në futbollin gjerman po shkëlqen edhe një talent i ri, Shkrep Stublla i cili po luan me sukses për ekipin VfL Bückeburg U-19.

Stublla nuk është më shumë se 17-vjeçar, luan me sukses si mesfushor.

Image

Nysret Prekazi

Fjalë miradije për këtë talent ka edhe ish gjyqtari i mirënjohur, Nysret Prekazi, duke thënë se ky djalosh vjen nga akademia e Hannover ‘96 dhe luan me sukses tani për VfL Bückeburg.

Stublla angazhohet maksimalisht dhe disa herë e ka ndihmuar ekipin edhe me golat e tij.

“Është i shpejt, ka teknik dhe pritet të jetë një emër i madh në të ardhmen”, tha Prekazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Jam krenar që kemi futbollistë të talentuar shqiptarë dhe që po na bëjnë krenar kudo që po paraqiten. 
Stublla është një djalosh i zellshëm”,
tha Prekazi.

Duhet theksuar se në muajin shkurt që e lamë pas, Stublla kishte shënuar për ekipin e tij duke barazuar me rezultat 3:3 me TSV Steinbergen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat