Broja tregon bisedën me Rejën

Futboll

Broja tregon bisedën me Rejën

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:11
Broja tregon bisedën me Rejën

Shqipëria përgatitet për ndeshjen e datës 10 qershor ndaj Izraelit në kuadër të Nations League, teksa në konferencë për shtyp foli sulmuesi i kombëtares, Armando Broja. Futbollisti i Chelsea, theksojë se luan më mirë kur e nis ndeshjen nga minuta e parë ndërsa shton se fizikisht është gati dhe se është stërvitur në Angli.

“Fizikisht jam mirë, kam pasur COVID kur mbarova sezonin. Por, jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje personale në Angli, jam mirë. Kam bërë stërvitje me grupin e kombëtares”.

Si ndryshon skuadra me rikthimin tuaj dhe të Uzunit? “Trajneri e bën ekipin, e pashë ndeshjen me Islandën kemi bërë mirë, por duhet të bëjmë më shumë, me Izraelin është edhe më e vështirë dhe do të bëjmë maksimumin. Trajnerit i kam thënë se jam mirë, në fund të fundit është trajneri dhe ai zgjedh 11-tëshen dhe nëse më fut do të bëj maksimumin”.

Pjesën e dytë të sezonit nuk mbajtët ritmin e golave? “Performancat nuk ishin shumë të mira në pjesën e dytë të sezonit, por ra edhe ekipi, por nuk po justifikohem”.

Më mirë titullar apo e ndryshon ritimin e ndeshjes nga stoli? “Luaj më mirë titullar se kam marrë minuta në fushë, por është vendim i trajnerit dhe duhet ta dëgjoj atë. Kur luaj futboll nuk kam presion, futbolli është gjëja më e bukur dhe nuk e kam të vështirë. Vetëm kënaqem kur luaj dhe jap maksimumin”.

E ardhmja, dëshira e Brojës? “Po shohim, jam në kontratë me Chelsean dhe luaj sërish me Chelsean. Po flas me familjen dhe agjentin tim, por aktualisht jam te Chelsea”.

Tifozët? I falenderoj për mbështetjen, shpresoj në një Air Albania plot kundër Izraelit”, u shpreh Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat