Navas, i vendosur për të ardhmen

Futboll

Navas, i vendosur për të ardhmen

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 16:43
Navas, i vendosur për të ardhmen

Keylor Navas nuk e ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Edhe pse ka qëndruar shpesh në bankinë, posaçërisht pas arritjes së Giggi Donnarummas, portieri jug-amerikan po ndihet rehat në “Parkun e Princave.

Ai thotë se do ta presë rastin kur t’i vijë dhe të mundohet ta shfrytëzojë atë, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.

“I kam edhe dy vjet kontratë dhe ky fakt flet vetë. Kam qenë gjithmonë një luftëtar, më pëlqejnë sfidat. Të shohim se çka ka servuar Zoti, për mua dhe për jetën time. Ai e di dhe unë kam vënë gjithçka në duart e tij. Ndër të tjera, unë e kam familjen time dhe do ta vlerësojmë së bashku nëse në të ardhmen do të jemi në Paris apo diku tjetër. Por, për momentin nuk po e mendoj këtë. I kam edhe dy vjet kontratë dhe nuk shoh opsione të tjera”, deklaroi Navas.

Gjithashtu, ai foli edhe për rrezikun për të përfunduar edhe këtë sezon si rezervist i Donnarummas.

“Në asnjë skuadër nuk ke garanci se do të luash. Kur një lojtar është në konkurrencë me ty për një fanellë titullari, është normale që nuk të pëlqen si situatë, siç ka ndodhur sezonin e kaluar. Por, për t’u larguar nga një klub, duhet të ndodhin gjëra të ndryshme. Nuk ështe e lehtë ta shesësh një lojtar sikur kur e shet një kalë, të cilin e vendos në një kamion dhe arrihet marrëveshja”, përfundoi portieri nga Kosta Rika.

Ai ka mbrojtur me sukses në Real Madrid para se të përfundonte në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat