Sa do të fitojnë zikaltërtit për dy sezone?

Futboll

Sa do të fitojnë zikaltërtit për dy sezone?

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 00:01
Sa do të fitojnë zikaltërtit për dy sezone?

Interi është bërë me sponsor të ri, që do të vendoset në fanellë, ndërsa do të bëhet kështu edhe klubi i dytë që do të fitojë më shumë nga sponsorat.

Sipas “Corriere dello Sport”, Socios.com nuk do të jetë më sponsor kryesor i Interit duke e mbyllur këtë aventurë pas 12 muajsh, ndërsa ka paguar rreth 16 milionë euro plus bonuse.

Një shifër më e lartë kjo se Pirelli që paguante më parë rreth 12 milionë euro. Për sa i përket sponsorit të ri, ai do të jetë DigitalBits. Shuma e rënë dakord me kompaninë kaliforniane të blockchain, megjithatë, është shumë më e lartë.

Gjithçka është fryt i një kontrate të nënshkruar vjeshtën e kaluar, e cila përfshinte sponsorizimin e parë si sponsor në mëngë ku Interi përfitoi 5 milionë euro. Më pas ai do të kthehet në sponsor kryesor ku do të paguajë 85 milionë euro për dy sezone. Vetëm Jeep tek Juventusi paguan më shumë në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat