​Përveç Kosovës, Liga e Kombeve sjellë sonte edhe sfida të tjera shumë interesante

Futboll

​Përveç Kosovës, Liga e Kombeve sjellë sonte edhe sfida të tjera shumë interesante

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Liga e Kombeve sonte ofron disa ndeshje spektakolare në mesin e të cila është edhe sfida ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20;45.

Por, përveç “Dardanëve”, në fushën e gjelbër zbresin edhe kombëtare të tjera të mëdha dhe do të zhvillohen disa ballafaqime shumë interesante, transmeton KosovaPress.

Dy sfida shumë interesante do të zhvillohen në kuadër të Grupit 2 të Ligës A. Zvicra e pret Spanjën në Gjenëvë, kurse sfida tjetër interesante e këtij grupi është ajo ndërmjet Portugalisë dhe Republikës së Çekisë.

Ky grup kryesohet nga Portugalia dhe Republika e Çekisë me nga katër pikë, e treta është Spanja me dy pikë, kurse Zvicra është pa pikë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para në të cilat është mposhtur nga Republika e Çekisë dhe Portugalia.

Ndeshjet tjera në kuadër të Ligës së Kombeve janë këto:

Norvegji-Slloveni

Suedi-Serbi

Gjibraeltar-Bullgari

Greqi-Qipro

Kosovë-Irlandë e Veriut

Maqedoni e Veriut-Gjeorgji

Maltë-Estoni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat