Gostivari vazhdon të ndërtojë ekip për në Ligën e parë

Futboll

Gostivari vazhdon të ndërtojë ekip për në Ligën e parë

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:08
Gostivari vazhdon të ndërtojë ekip për në Ligën e parë

Skuadra e Gostivarit vazhdon të sjellë lojtarë të ligës së parë. Së fundmi nënshkroi me një tjetër emër të ri me përvojë, Emran Ramadani që vjen si lojtar i lirë.

Anësori 30-vjeçar, i cili luan në krahun e majtë, sezonin e kaluar e kaloi në radhët e Renovës, për të cilën luajti 28 ndeshje në të cilat shënoi një gol me katër asistime të tjera.

Është e sigurt se Ramadani do të jetë një tjetër përforcim me përvojë në skuadrën që ka ambicjet më të mëdha për t’u rikthyer në ligën e parë. Paraprakisht, Ramadani ka luajtur për Struga Trim Lum, Korabi dhe Shkëndija në vendin tonë si dhe Partizani nga Shqipëria dhe Hajduk Kula nga Serbia.

Më herët, Gostivari u përforcua me Burhan Mustafën, dhe mbajti më shumë se skuadrën e parë të sezonit të kaluar që me rezultate të shkëlqyera në pjesën e dytë të sezonit e shpëtoi skuadrën me qëndrimin në ligën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat