Starova reagon papritur

Futboll

Starova reagon papritur

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:28
Starova reagon papritur

Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova ishin të ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, ku nuk mungoi edhe spektakli. Trajneri i Laçit po shpjegonte ndryshimin e skemës që Reja nuk e bën kurrë. Me të drejtë, Duro u shpreh se trajnerët duhet të ndryshojnë gjithmonë në varësi të lojës.

Pra në rast se kërkohet me patjetër fitorja, duhet të shtojnë një forcë sulmuese dhe nëse duhet të mbrojnë rezultatin, të sigurohen me një mbrojtës tjetër.

Por në të dy rastet, Reja është stoik i 3-5-2 dhe nuk e ndryshon për asnjë arsye të vetme. Kjo ishte edhe ideja e hedhur nga Duro, që shprehet se nëse trajnerët nuk do të ndryshonin, atëherë mund të konsumonin një cigare dhe me formacionin e bërë të qëndronin në qetësi dhe të shijonin ndeshjen. Në këtë moment ka hyrë edhe Starova në debat duke e quajtur “kazino” këtë ide të hedhur, që mori reagimin e menjëhershëm të Duros.

Shpëtim Duro: “Kjo është gjë bazë, trajneri duhet të ndryshojë gjithmonë skemën në varësi të lojës. Unë këtë i kërkova Rejës. Në momentin gjatë lojës kur ti pëson dhe kërkon fitoren, përse nuk heq një qendër mbrojtës që ke tre dhe të dërgosh një sulmues, pra ta bësh skemën me tre sulmues”.

Starova: “Kjo do të ishte kazino e madhe”.

Shpëtim Duro: “Ore çfarë po flet ky, për çfarë kazinoje po flet”.

Starova: “Po do të ishte kazino se do të bëhej rrëmujë e madhe”.

Shpëtim Duro: “Si do të ishte kazino kur ti e ke bërë vetë këtë gjë, a e ke bërë vetë 100 herë këtë gjë?”.

Starova: “E kam bërë, por e kam bërë në forma të ndryshme. Nuk e kam me idenë tënde, por se e di se Reja nuk e ka ndryshuar kurrë skemën dhe nëse do ta provonte tani do të ishte shumë e rrezikshme”.

Shpëtim Duro: “Po duhet të ndryshoj në varësi të lojës, ndryshe, hajde se po merr dhe një cigare dhe po i shikon të luajnë duke qëndruar vetëm në stol”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat