Shifra e majme që përfiton FSHF

Futboll

Shifra e majme që përfiton FSHF

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:29
Shifra e majme që përfiton FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me sponsorin teknik të Kombëtares, “Macron”.

Në ambientet e “Air Albanias”, në ceremoninë e rastit, ishin të pranishëm presidenti FSHF-së, Armand Duka, dhe shefi ekzekutiv i “Macron” Gianluca Pavanello, si dhe dy sulmuesit kuqezi, Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, si dhe mbrojtësi Ena Mihaj. Bashkëpunimi me “Macron” ka nisur vite më parë,që me kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016”.

“Dua të falënderoj Administratorin e përgjithshëm të “Macron”, Gianluca Pavanellon, i cili ka personalisht ka ardhur sot për konsolidimin e kësaj marrëdhënieje me futbollin shqiptar. Historia e kësaj marrëdhënieje ka nisur në vitin 2015 dhe ka qenë histori suksesi.

Kemi marrë pjesë bashkë me “Macron” në finalet e Euro 2016. Kemi pasur rezultate pozitive. Kemi pasur fat nga marrëdhënia me “Macron” dhe sigurisht që na ka mbashtetur për të veshur jo vetëm çunat që kemi në panel dhe kolegët e tyrë, si dhe ata paraardhës, port ë gjithë ekipet kombëtare. Përveçse me uniforma “Macron” e ka mbështetur edhe financiarisht FSHF-në.

Për herë të parë me “Macron” kemi bërë uniforma të personalizuara dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë për çdo edicion. Me kontratën e re do të shtohet edhe projekti “Uniforma ime”, që konsiston në dhënien falas të uniformave për çdo individ që luan futboll në Shqipëri. Shifra që do të përfitojë Federata nga kjo marrëveshje e re është 4 milionë euro, një shifër e konsiderueshme për një federatë modeste, që tenton të rritet nga dita në ditë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat