Kosova më e shtrenjtë se Irlanda Veriore

Futboll

Kosova më e shtrenjtë se Irlanda Veriore

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:43
Kosova më e shtrenjtë se Irlanda Veriore

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do ta presin Irlandën e Veriut në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C.

Verdhekaltrit synojnë fitore në duel me veri-irlandezët për ta rikthyer buzëqeshjen pas humbjes dëshpëruese nga Greqia në shtëpi.

Sipas Transfermarkt, Kosova është dukshëm më e vlefshme sesa kundërshtari i saj sonte.

“Dardanët” kanë vlerë prej 72.9 milionë euro, kurse Irlanda Veriore 27.48.

Lojtari më i vlefshëm tek irlandezët është qendërmbrojtësi Paddy McNair me 6 milionë euro, kurse te Kosova dallohet Amir Rrahmani me 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat