Rashica: Na vyen motivimi dhe përkrahja e të gjithëve

Futboll

Rashica: Na vyen motivimi dhe përkrahja e të gjithëve

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 22:51
Rashica: Na vyen motivimi dhe përkrahja e të gjithëve

Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen.

Pas ndeshjes, Rashica tha se gjithçka ishte në nivelin e duhur sot.

“Ishim më të sigurt, me më shumë vetëbesim në aksione. Na vyen motivimi dhe përkrahja e të gjithëve. Sot gjithçka ishte në nivelin e duhur”, tha Rashica.

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat