Sahiti - një tjetër debutues me fanellën e Kosovës

Futboll

Sahiti - një tjetër debutues me fanellën e Kosovës

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 23:41
Sahiti - një tjetër debutues me fanellën e Kosovës

Emir Sahiti ishte një tjetër debutues me fanellën e Kosovës mbrëmjen e sotme ndaj Irlandës së Veriut, teksa luajti disa minuta në fund dhe nuk fshehu emocionet e përfaqësimit të fanellës dardane në arenën ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur për debutimin dhe shumë i gëzuar për fitoren. Të gjithë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, pasi ishim shumë të fokusuar te fitorja dhe ia dolëm.

Çdo lojtar kur vjen këtu jep maksimumin, ndaj jam shumë krenar që vesh këtë fanellë, të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe janë të mrekullueshëm,. Më kanë dhënë besim që të luaj i qetë dhe i falënderoj për mënyrën si më kanë pritur.

Ne duhet të luajmë çdo ndeshje për të dhënë maksimumin dhe fituar. Sfida e radhës do të jetë në Greqi, ku do të japim maksimumin dhe shpresoj që të rikthehemi me fitore në Kosovë”, u shpreh Emir Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat